Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, ishte njohja e ndërsjellë, por kjo nuk po ndodh

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj kritikoi shefin e diplomacisë së BE-së, Josef Borrell dhe emisarin e tij ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjellë, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtarë, që ajo nuk do të ndodhë në këtë fazë. “Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë ta reduktojmë interesin e vendit në interes të ngushtë të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi folur që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigmë e re. Tash po na thonë partneret tanë, se në këtë fazë nuk do të ndodh njohja. Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane. Lajcak e Borell kanë origjinë nga dy vende anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, sikur janë Spanja e Sllovakia dhe kjo është një lloj hipokrizie saktësoi  Hoxhaj. Albin Kurti duhet të ketë një listë për anëtarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESCO-ja dhe  organizata të  tjera rajonale. Nuk mundet Borelli e Lajcaku, njëri spanjoll  e tjetri sllovak, që tërë kohën  të na shesin mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre, saktësoi Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …