Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Rambujeja është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit

Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot 23 vjetorin e fillimit të takimit në Rambuje, nga ku doli edhe Marrëveshja e Rambujesë, siç njihet sot. ka thënë se Rambujeja është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit. Ai ka shtuar se edhe pse më herët kishte pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të mëdha ndërshqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare, sipas Hoxhajt, asnjë nga to nuk arritën te shkrimi i një marrëdhënieje kontraktuale në mes të Kosovës dhe Perëndimit si kjo e Rambujesë!23 vjet më parë, delegacioni i Kosovës që i printe Hashim Thaçi përmbylli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët me këtë përmbajtje. “Tërheqjen e ushtrisë serbe dhe vendosja e trupave paqeruajtëse të prirë nga NATO, ndërtimin e institucioneve qeverisëse demokratike dhe marrja e një vendimi mbi statusin e Kosovës pas tri vitesh!”, ka shkruar Hoxhaj. Ish-ministri i jashtëm në fund tha se Rambujeja është hallka e parë ndërkombëtare në themel të Kosovës së lirë dhe të pavarur, siç tha ai, duke e rreshtuar në anën e drejtë të gjeopolitikës dhe të historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Albin Kurti po vazhdon të udhëheq qeverinë me 109 asistentë, edhe pas dorëheqjes

Në dritën e lajmeve për emërimin e mbi 70 asistentëve personalë nga deputetët e Kuvendit …