Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me Uran Ismailin dhe Abelard Tahirin takuan një pjesë të strukturave të PDK-së, në Prishtinë. “Në përmbyllje të procesit të zgjedhjeve të brendshme, entuziasmi në këtë degë është më i madh se asnjëherë. Të rinj e të reja që i janë bashkuar ekipit të PDK-së janë gati për ta jetësuar platformën #DekadaeRe”, ka shkruar Hoxhaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
