Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Sami Lushtaku, i bën thirrje zëvendës-ministrit Milazim Gashi të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të BIA-s, serbe. Ai ka kërkuar nga zëvendës ministri të tregojë emrat e pjesëtarëve të UÇK-së që paskan bashkëpunuar me shërbimin serb BIA. Lushtaku akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për përdorimin e një gjuhe të ngjashme me ata që kanë punuar për shërbimin serb. Lushtaku përmendi akuzat e bëra ndaj figurave si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe vetë ai, duke i cilësuar si gjuhë të përdorur nga njerëzit e shërbimit serb. “Kërkoj prej mediave që t’i bëjnë presion atij zv.ministri që të publikojë emrat e atyre pjesëtarëve të UÇK-së që kanë qenë të lidhur me shërbimin serb,” tha Lushtaku, duke shtuar se Vetëvendosje ka përdorur një gjuhë të ngjashme me ata që kanë punuar për shërbimin serb.
