Erdogan

Erdogan hoqi dorë nga shkuarja në Glasgou të Skocisë, pasi nuk u plotësuan kërkesat për standardet e protokollit të sigurisë

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan hoqi dorë nga shkuarja në Glasgou të Skocisë, ku u mbajt Konferenca  e 26-të  të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, pasi nuk u plotësuan kërkesat e Turqisë për standardet e protokollit të sigurisë.  Erdogan vlerësoi rendin e ditës për gazetarët e pranishëm në avionin presidencial gjatë kthimit nga Roma, kryeqyteti i Italisë, ku shkoi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G-20. Ai vuri në pah se me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, diskutoi në Romë për furnizimin me avionë luftarakë “F-16”. “Ne negociuam blerjen e avionëve «F-16» dhe unë nuk vura re ndonjë qasje negative prej tij (Biden). Ne shpresojmë ta finalizojmë këtë çështje të ndjeshme që lidhet me marrëdhëniet (turko-amerikane). Përveç bashkëpunimit tonë në Afganistan, Siri, Libi dhe Mesdheun Lindor, ne vendosëm që të vazhdojmë më intensivisht edhe marrëdhëniet tona ekonomike”, u shpreh mes tjerash kryetari i Turqisë, Erdogan. (TRT)

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …