Erdogan: Nuk duam eskalim të situatës por do të mbrojmë Turqinë dhe vëllezërit tanë në Siri

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas rrëzimit të një aeroplani rus mbi territorin shtetit të tij ka deklaruar për mediet e Turqisë se nuk dëshiron  eksalim të mundshëm të situatës. Turqia ka vepruar për ta mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e vëllezërve, në Siri,  të shkelura nga regjimi i Assadit. Gjatë një organizimi për takim me biznese, Erdogan ka thënë se bombarduesi rus është goditur brenda hapësirës ajrore të Turqisë por është përplasur brenda Sirisë, edhe pse disa copa të avionit kanë rënë në Turqi duke lënduar dy qytetarë turq. Nuk kemi interes nga eskalimi i situatës. Po mbrojmë vetëm sigurinë tonë dhe të drejtat e vëllezërve tanë, ka thënë Erdogan, duke shtuar se politika turke në Siri mbetet e pandryshuar. Do të vazhdojmë përpjekjet humanitare në të dyja anët e kufirit me Sirinë. Jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha masat për të evituar një valë të re emigrantësh, ka saktësuar me kërë rast kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …