Erdogan

Erdoğan: Nuk mund të ketë asnjë shpjegim për sulmet që kanë arritur në nivelin e masakrës kundër tërë një populli

Kryetari i Turqisë,  Erdoğan: Nuk mund të ketë asnjë shpjegim për sulmet që kanë arritur në nivelin e masakrës kundër vëllezërve të mi dhe motrave në Gaza. Erdoğan për konfliktin Izrael-Palestinë: A i ka hije një vendi si SHBA-ja të rivendosë paqen, apo t’i hedhë benzinë zjarrit? Në Gaza nuk ka ujë, bukë dhe ushqim. Të gjitha këto janë në kundërshtim me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Ku është Perëndimi ka pyetur Erdogan. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitar, njoftoi se ka tejkaluar mbi 338 mijë numri i të zhvendosurve në Gaza për shkak të bombardimeve izraelite që vazhdojnë, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e OKB-së thuhet se që nga fillimi i konfliktit Izrael-Palestinë e deri më tani mbi 338 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë më parë tha se 220 mijë palestinezë janë strehuar në strehimoret e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë për Refugjatët Palestinezë,  që ndodhen në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani paralajmëron zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje për Presidentin

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të …