Turqia

Erdogan: Turqia po zhvillon sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Çeliktë”

Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se Turqia po zhvillon sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Çeliktë”. Ai ka theksuar më tutje se nëse Izraeli ka “Kupolën e Hekurt” – ne do ta kemi të “çeliktë”. “Turqia do të zhvillojë sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore. I gjithë projekti Kupola e Çeliktë do të ketë të gjithë komponentët. Momentumin që e kemi fituar në mjetet ajrore pa pilot po shikohet me zili jo vetëm nga kombet tona mike dhe vëllazërore, por nga e gjithë bota. Me vënien në punë të mjeteve ajrore pa pilot Kizilelma dhe ANKA-3, testet e të cilave po vazhdojnë, Turqia do të jetë një lojtar në një “ligë të re” në këtë fushë, ka theksuar mes tjerash, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …