Erion Braçe: nuk mund të shantazhohet askush brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë

Duke folur lidhur me përpjekjet e disa socialistëve si puna e Ben Blushit e ndonjë tjetri që kundërshtojnë kreun e partisë, partiaku, Erjon Braçe nuk ka dashur të komentojë pozicionimin edhe të deputetes Hafizi në mbështetje të zotit Blushi, por ka qenë i qartë sa i takon domosdoshmërisë që kultura e shantazhit duhet të dalë nga Partia Socialiste.  “Nuk më intereson fare, le të rreshtohen ku të duan e si të duan. Ama edhe këtu kam një vërejtje timen, nuk mund të shantazhohet askush brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nëqoftëse në këtë parti ngrihen akuza të cilat janë të një natyre penale, ato pa diskutim ose duhen shoqëruar me prova, ose me kallëzimet respektive në organet e drejtësisë. Përndryshe, ky lloj shantazhi duhet të dalë jashtë Partisë Socialiste të Shqipërisë”, thotë Braçe.  Megjithatë, deputeti socialist, një ndër figurat më të rëndësishme të kësaj force politike, nuk i ka kursyer as kritikat ndaj qeverisë, duke kërkuar që ajo të jetë më pranë qytetarëve.  “Ashtu siç kam kritika për ritmin e punës, ashtu siç kam kritika për prezencën dhe jo vetëm të ministrave por të gjitha agjencive ligjzbatuese atje poshtë në territor tek njerëzit”, shton Braçe.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …