Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në konferencë për media ka thënë se Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe. Ai teksa ka cituar qëndrimin e BE-së ka thënë se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër nuk ka as bazë ligjore. Emisari amerikan thotë se përkrahin pozicionin e BE-së dhe konsiderojnë se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm në një situatë tashmë të tensionuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
