leoni

Është arrestuar në Merdare gjenerali serb që ka urdhëruar krime në Llap

Është arrestuar në Merdare gjenerali serb që ka urdhëruar krime në Llap

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka njoftuar se është arrestuar në Merdare Millovan Bojaniqi, ish-gjeneral i ushtrisë serbe që njihej për afërsinë e tij me Sllobodan Millsheviqin. Sipas këtij këshilli, gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit sikur që nën përgjegjësinë e tij kanë qenë forcat paramilitare dhe policore serbe që kanë bërë krime të shumta kundër civilëve, prej vrasjeve individuale deri te vrasjet në masë. “Gjenerali i ushtrisë serbe , Milovan Bojoviq është në ndalim policor dhe ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998 – 1999”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së. Në njoftimin thuhet se këto krime në rajonin e Llapit kanë mbetur të pandëshkuara, përveç se është mbajtur një gjykim i improvizuar në Beograd për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Gashi. Sipas të dhënave  të KMDLNj –së gjatë luftës së fundit në Kosovë, në rajonin e Llapit janë vrarë 499 persona, dhe 98 të vrarë në masë ndërsa konsiderohen si të zhdukur 53 civilë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së kryetares Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së

Avdullah Hoti kritikon Osmanin për qëndrimet ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit: “Asgjë e re, vetëm hipokrizi e radhës”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të …