Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” dhe 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt, mbrëmë në sheshin e qytetit në Ferizaj është mbajtur koncert i Mentor Hazirit &Keli’s Band. Me këtë rast është bërë edhe promovimi i albumit “Zani”.
Ndërkaq me datën 16 korrik në fshatin Jezerc do të shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
