Është binjakëzuar komuna e Deçanit me Mason City, Iowa të SHBA-së

Është binjakëzuar komuna e Deçanit me Mason City, Iowa të SHBA-së. Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se, për komunën e Deçanit është nderë i madh të ndajë vlerat e përbashkëta me Mason City. Kultura, ekonomia, turizmi, ekspertizat e ndryshme të qyteteve respektive, janë vazhdimësi e lidhjes historike dhe shpirtërore mes Kosovës dhe SHBA-së. Falënderim e mirënjohje për mikpritjen e jashtëzakonshme të gjithë zinxhirit udhëheqës të qytetit tonë simotër tashmë, Mason City. E ardhmja pranë dhe me SHBA është gjithmonë e ndritur. Falënderim për Konsullatën e Kosovës në Des Moines, Iowa. Shefit të Misionit, z.Artan Duraku dhe të gjithë stafit të mrekullueshëm, ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …