Është mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Junikut e cila është udhëhequr nga nënkryetari i komunës z. Besart Tofaj. Janë diskutuar disa pika kryesisht rreth sigurisë në komunë e Junikut. Gjendja me kamerat e qytetit si dhe gjendja me zjarret në komunën e Junikut, pasi që jemi në sezonin verës dhe zjarret shumë lehtë mund të shpërthejnë dhe për këtë arsye u diskutua që të bëhet një thirrje publike për qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe mos ti djegin mbetjet në tokat e tyre. Gjithashtu u diskutua për të nisur një fushatë sensibilizuese ne bashkëpunim me KLSP dhe policinë e Kosovës ku për qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve rreth sigurisë në përgjithësi.