Palestra Sportive ,,Mezahir Isma” në Rahovec merr energji edhe nga Dielli

Me një ceremoni solemne, sot, u inauguruan 26 panele solare me fuqi 10 kWh, të cilat mundësojnë uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike si dhe mbrojtjen e mjedisit. Prodhimi vjetor nga ky sistem është rreth 13000 kWh, ndërsa 13,530.28€ është vlera e këtij projekti të financuar nga KFOR-i Italian me bazë në Pejë. Vendosja e paneleve solare do të ndikojë në kursim të energjisë elektrike deri 35% dhe në cilësinë e ajrit. “Janë instaluar gjithsej 26 panele diellore dhe mesazhi im në këtë ditë të bukur me diell është: sa më shumë investime në energji të ripërtëritshme, me theks të veçantë në atë diellore. Faleminderit për donacionin, Kolonel Marco Javarone, Komandant i KFOR-it për Rajonin Perëndimor të Kosovës! Urime për sportistët dhe sportdashësit!”-tha në postimin e tij kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …