Asnjë rast aktiv me covid në Komunën e Malishevës

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, e që ishte rasti i vetëm aktiv dhe nga sot nuk ka asnjë rast aktiv. Kështu ka bërë të ditur IKSHPK, në raportin e rregullt zyrtar në adresë të shtabit emergjent komunal në Malishevë. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3476 raste, prej tyre 3390 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe nuk ka asnjë rast aktiv me covid.

 

Kontrolloni gjithashtu

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me erëra të forta, e cila …