Është mbajtur mbledhja e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit, e dyta për këtë vit

Udhëhequr nga kryesuesi  i kuvendit të komunës së Rahovecit – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit shkurt, e dyta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediet që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Si zakonisht, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin.

Pyetjet ishin rreth:

Vjedhjeve të armatosura që kanë ndodhur së fundi në Ratkoc dhe Krushë të Madhe – shqetësimet e qytetarëve;

Mbeturinat inerte – hedhja e tyre në vende joadekuate;

Kontratat kolektive;

Mirëmbajtja e rrugëve – sanimet;

Tenderimi i kompleksit sportiv;

Kubëzimi i rrugës Hoçë e Vogël – Nagac, ndriçimi publik;

Gjendja e rrugëve në qytet;

Nevoja për rrugë fushore Zoqisht-Opterushë-Retijë;

Ballkoni panoramik – “Grape City”

Sigurimi i inventarizimit të çerdheve;

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës, nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale.

RENDI I DITËS me 11 pika, ishte ky

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.325/22, i datës 31.5.2022, për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;

  4. Shqyrtimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.174/23, i datës 27.12.2023, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;

  5. Shqyrtimi i vendimit për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe të shesheve në komunën e Rahovecit;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për të zhvilluar procedurat e konkurrimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë personave fizikë dhe juridikë, deri në 25 vjet (njëzet e pesë) vjet, P-02302-1 dhe 02299-0, zk-Rahovec.

  7. Raporti nga Zyra e Auditimit të Brendshëm për vitin 2023 dhe diskutimi i planit të veprimit;

  8. Raporti mbi zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga ZKA-ja, për vitin 2022;

  9. Raporti i Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje sociale për vitin 2023;

  10. Informatë e DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024;

  11. Informatë mbi kontratat publike të Komunës së Rahovecit;

Në mbledhjen e sotme, ishte një pikë shtesë: Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-02302-1 dhe 02299-0, zk-Rahovec. Seanca u cilësua e zgjatur, por me angazhim, konstruktive dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri  nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …