Von der Leyen: BE-ja e gatshme të mobilizojë 800 miliardë euro për Forcimin e Mbrojtjes

Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbijetuar një votëbesim të inicuar kundër saj nga ligjvënës të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, të cilët nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme për shkarkimin e saj. Votimi – i pari i këtij lloji në më shumë se një dekadë – u udhëhoq nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili prej kohësh ka qenë kritik i ashpër i lidershipit të von der Leyenit dhe politikave të Komisionit Evropian. Mocioni i votëbesimit përfshinte akuza për keqpërdorim të fondeve të BE-së, ndërhyrje në zgjedhje në disa shtete anëtare dhe komunikime të dyshimta me drejtues të kompanisë Pfizer gjatë pandemisë së COVID-19. Pavarësisht kritikave, von der Leyen arriti të mbajë pozitën e saj, me mbështetjen e shumicës së deputetëve, përfshirë Partinë Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Parlament. Ajo ka qenë në qendër të përpjekjeve të BE-së për sigurimin e vaksinave gjatë pandemisë, por gjithashtu ka pasur përplasje të shpeshta me Orbanin, sidomos për çështje të sundimit të ligjit në Hungari.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …