Është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt për muajin korrik, të cilën e ka kryesuar kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët e ekzekutivit, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe shoqërisë civile. Në këtë seancë janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
– Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar Janar -Qershor 2023.
– Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm.
– Propozim – vendim për bartjen e mjeteve të pashpenzuara të të hyrave vetanake nga vitet paraprake.
– Propozim – vendim për bartjen e mjeteve nga kategoria e rezervave në kategorinë e projekteve kapitale.
– Propozim – vendim për miratim të raportit përfundimtar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
– Informatë për aktivitetet e Drejtorisë për Inspekcion për periudhën janar-qershor 2023.
– Informatë për punët dhe detyrat e kryera të Drejtorisë së Arsimit gjatë periudhës janar-qershor 2023.
Pas diskutimeve në seancë të Kuvendit, të gjithë pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash.