Është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve për kornizën e financimit komunal 2026-2028

Me ftesë të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve është mbajtur takimi i rradhës të Komisionit të Granteve për Kornizën e financimit komunal për vitin 2026-2028.

Në këtë takim janë aprovuar Grantet Qeveritare për financimin e Komunave, duke u bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare për vitin 2026 dhe orientimet për vitet 2026-2028.

Ky takim është mbajtur edhe pas kërkesave të vazhdueshme të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkundër që ditë më parë vetë Ministri i Financave kishte deklaruar se është e pamundur të mbahet takimi i Komisionit të Granteve deri në konstituimin e institucioneve qendrore në nivel të Kosovës.

Sic dihet anëtarë të Komisionit të Granteve janë: Kryeministri, Ministrat MASHT, MAPL, Zëvendësministri MFPT, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe katër Kryetarët e Komunave (të përzgjedhur me anë të shortit).

Si njëri nga katër përfaqësuesit e Komunave të Kosovës në këtë Komision, Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi ka kërkuar me këmbëmgulje nga Qeveria e Kosovës që të gjendet një zgjidhje për mbulimin e Kontratës Kolektive që po dëmton Komunat me miliona euro, por që ky propozim nuk është marrë parasysh nga Qeveria e as nga Ministria e Financave.

Komisioni i Granteve, sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, është mekanizëm që përfshinë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivelin qendror dhe lokal.

Roli i Komisionit është të aprovojë grantin e përgjithshëm, si dhe grantet specifike për shëndetësi dhe arsim në nivelin lokal, gjë që reflekton mbi rëndësinë e punës së këtij Komisioni.

Parimet, kriteret dhe formulat e zbatuara për ndarjen e granteve qeveritare për financimin e komunave bazohen në këtë ligj dhe tabelën e projeksioneve makro-fiskale, e cila përgatitet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka uruar maturantët me rastin e përfundimit të shkollë së Mesme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një postimi në facebook ka uruar maturantët me …