Brickos

Është ndarë nga jeta luftëtari e ish-i burgosuri politik, Avni Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës

Është ndarë nga jeta luftëtari e ish-i burgosuri politik, Avni Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës

Lajmin për ndërrimin jetë të Avni Ahmetit  e kanë bërë me dije familjarët e tij të cilët edhe kanë treguar për kohën dhe vendin e varrimit. “Pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, ndërroi jetë vëllai ynë, Avni Ahmeti, në moshën 46-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem. Varrimi bëhet sot në orën 13:00, në varrezën e familjes në Ponoshec.  Shumë bashkë-vuajtës e bashkëluftëtarë  të Avniut, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale kanë njoftuar për vdekjen e shokut të tyre të vuajtjeve dhe kanë ngushëlluar familjen. Ndër ta është edhe deputeti dhe ish-i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, i cili të ndjerin e kishte pasur shok dhome në burgun e Mitrovicë së Sremit, pastaj Bujar Syla nga Tropoja, Avni Shala, Nexhdet Kida, Sadik Zeqiri, Dëfrim Rifaj e shumë të tjerë. Ish-luftëtari Avni Ahmeti ishte arrestuar pasi kishte ra në pusi në Popoc të Gjakovës së bashku me ushtarët e UÇK-së, Agron Syla, Nexhdet Zymberi dhe Gazmend Imeri (Gazmendi tani dëshmor, i rënë në Masakrën e Burgut të Dubravës).

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …