AAK-NISMA

Është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën

Sot në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën lidhur me  thellimin e bashkëpunimit të ri opozitar. Marrëveshja është nënshkruar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën. Ata kanë ftuar të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen këtij boshti opozitar, që e kanë quajtur edhe koalicion fitues që do të japë ndryshimin në Kosovë. Rreth këtij boshti janë të hapura dyert për të gjitha partitë politike. Kjo është marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit opozitar. Ky koalicion parazgjedhor jep shpresë për ndryshim të qeverisjes”, ka thënë Limaj. Ndërsa Haradinaj ka thënë se “ky bashkëpunim i avancuar me Nismën është bërë pasi e ndjejmë peshën e përgjegjësisë për ndryshime. Kjo marrëveshje është si ftesë për forcat e tjera politike, të cilat dëshirojnë të bashkohen.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …