Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka deklaruar për mediet se Kosova nuk mund t’i ik detyrimit që ka marrë për Asociacionin, edhe pse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin, Edhe sikur Kuvendi të merrte vendim sipas Kushtetutës për të dalë nga detyrimi ndërkombëtarë për anulim të marrëveshjes së Asociacionit, ai detyrim përsëri ekziston pasi është futur në rendin juridik të Kosovës”. Enver Hasani thotë se Kosova deri më tani nuk po tregohet shtet serioz në raport me zotimet e marra në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Ne po kërkojmë të anëtarësohemi në OKB. Një prej kushteve për të qenë pjesë e OKB-së apo shtet i drejt sipas ligjeve ndërkombëtare është të jesh i aftë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare. Ne kërkesën e parë që do të bëjmë është të japim garanci të forta. Por të gjitha sjelljet tona janë shenjë se ne nuk jemi të zotë për të përmbushur detyrimet e marra ndërkombëtare”, deklaroi tutje Hasani.
