Ethem Çeku: Pasuria e linjitit, shtylla e sigurisë energjetike të Kosovës

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, ka theksuar rëndësinë e projektit “Kosova C” si një hap të domosdoshëm për sigurimin energjetik të vendit. Ky projekt synon të zëvendësojë termocentralet e vjetra “Kosova A” dhe “Kosova B” me kapacitete të reja dhe më efikase. Termocentralet aktuale janë të vjetruara dhe shkaktojnë nivele të larta ndotjeje, ndërsa projektet e reja do të rrisnin prodhimin energjetik dhe do të përmirësonin performancën mjedisore. Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme linjiti, që përfaqëson një potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e sigurisë energjetike dhe ekonomik të vendit. Me rreth 11 miliardë tonë rezerva të linjitit të cilat ndodhen nën tokën e saj, Kosova është ndër vendet më të pasura në botë për këtë burim energjie. Pavarësisht kësaj pasurie të madhe, vendi vazhdon të përballet me mungesa energjie dhe importime të shtrenjta, duke vështirësuar jetesën e qytetarëve dhe ekonominë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …