Ethem Çeku: Protestojmë për të ardhmen e atdheut tonë, jo nga mllefi, por nga ndërgjegjja

Në prag të protestës së 7 gushtit, veprimtari dhe profesori Ethem Çeku ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke e cilësuar këtë protestë si një qëndrim në mbrojtje të së vërtetës historike dhe të dinjitetit të Republikës së Kosovës. “Ngritja jonë nuk vjen nga mllefi, por nga ndërgjegjja e qartë se themelet e Republikës sonë po vihen në pikëpyetje. Kur e vërteta hesht, padrejtësia fillon të flasë”, thotë Çeku. Ai nënvizon se protesta nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të vetvetes, të kujtesës kolektive dhe të së drejtës për të jetuar me dinjitet në një shtet të ndërtuar me përkushtim dhe sakrificë. Duke e cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një reagim të domosdoshëm ndaj padrejtësisë ekstreme, Çeku thekson se kjo luftë ishte legjitime dhe e mbështetur nga bota demokratike. “Populli i Kosovës beson në drejtësi dhe për drejtësi ka sakrifikuar ndër shekuj. Por drejtësia nuk mund të përdoret për të relativizuar lirinë tonë”, shton ai.  “Ne e duam Republikën si amanet, si përgjegjësi dhe si vlerë që duhet mbrojtur. Nuk do të lejojmë që liria jonë të gjykohet, ndërsa padrejtësia të mbulohet me heshtje.”

Kontrolloni gjithashtu

PSRK ngre aktakuzë për kanosje ndaj Kurtit: Klinaku dhe Selmani të akuzuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur më 1 gusht 2025 aktakuzë ndaj Faton …