KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ka përgënjeshtruar shefin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Eugen Cakolli ka përgënjeshtruar shefin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit, ka pyetur gazetarët nëse njohin ndonjë vend tjetër në Evropë ku partia fituese ka më shumë vota se sa partia e dytë dhe e tretë marrë së bashku. Ndërkohë, një gazetare ia ka përkujtuar shefit të partie Vetëvendosje se Shqipëria është një shtet i tillë, fakt i cili e ka sikletosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Por ky është përgënjeshtruar edhe më shumë nga Eugon Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Ai ka përmendur shtete të shumta të Evropës në të cilat partia fituese e zgjedhjeve ka më shumë vota se sa partia e dytë dhe e tretë marrë së bashku. “Jo që ka relevancë në raport me funksionimin demokratik të institucioneve – e sidomos nevojën për kompromis politik në Kosovë – por, veç për hir të korrektësisë. Në kontinentin evropian janë, përpos Kosovës, edhe plot 18 shtete tjera, ku në zgjedhjet e fundit parlamentare, subjekti i parë ka fituar më shumë mandate se subjekti i dytë dhe i tretë – marrë së bashku. Veç në Ballkanin Perëndimor, janë tri raste” ka shkruar Eugen Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Sot mbahet seanca e 39 me radhë për konsituimin e Kuvendit

As dështimit të 38 seancave me radhë, sot mbahet seanca e 39 për konsituimin e …