KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Presidentja s’ka mandat kushtetues për të imponuar zgjidhje

Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës, ka deklaruar se ndërhyrja e çdo aktori për të ulur tensionet politike është e mirëpritur, por ka theksuar se presidentja e vendit nuk ka mandat kushtetues për të ofruar apo imponuar zgjidhje në krizën aktuale rreth konstituimit të Kuvendit. Përfshirja e cilitdo aktor që mund t’i zbusë gjakrat është i mirëseardhur, por në kuptimin praktik presidentja s’ka asnjë lloj mandati kushtetues për të gjetur dhe imponuar zgjidhje, tha Cakolli. Sipas tij, ndërhyrja më e mundshme që mund të bëjë presidentja është referimi i situatës në Gjykatën Kushtetuese, si pjesë e rolit të saj për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve. Ai shtoi se hezitimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të pranuar ndërhyrjen e presidentes tregon frikën nga një zgjidhje që mund t’i vendosë në një pozitë të pafavorshme politike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …