Eugjen Cakolli: Është jo korrekte nëse Qeveria merr meritat për vete dhe ua lë kritikat paraardhësve

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka thënë se nëse Qeveria lavdërohet për përparimin dhe zhvillimet e bëra brenda një periudhe të caktuar kohore, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi edhe për ngecjet e gjërat negative gjatë asaj periudhe. Ai ka thënë se është jokorrekte nëse Qeveria merr meritat për vete dhe ua lë kritikat paraardhësve. “Nëse Qeveria lavdërohet për progresin dhe zhvillimet pozitive brenda një periudhe të caktuar kohore, ajo duhet mbajtur përgjegjëse edhe për ngecjet e problemet tjera – brenda po të njëjtës periudhë kohore. Të vepruarit ndryshe – duke i marrë vet meritat e duke ua lënë paraardhësve kritikat –në rastin më të mirë është jokorrekte, e në rastin më të keq veç për konsum ditor politik”, ka shkruar Cakolli në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …