Emigrimi

Euobserver: Në tri dekadat e fundit nga Shqipëria janë larguar 37% të popullsisë, ose 1 milionë 700 mijë banorë

Portali Euobserver i ka kushtuar një artikull demografisë së vendeve të Ballkanit, ku thuhet se vendi më i rënduar nga ikja e të rinjve është Shqipëria ku vetëm në tri dekadat e fundit nga  vendi janë larguar 37% të popullsisë, ose 1 milionë 700 mijë  banorë. Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, bëhet me dije se në Shqipëri deri në fund të këtij shekulli, popullsia në vend do të bjerë në 1 milion banorë. Në artikull për vendet e tjera thuhet se largimi i popullsisë është i madh, por është ndikuar nga lufta e ish-Jugosllavisë. Asnjë vend në Ballkan nuk është kursyer nga migrimi  dhe plakja e popullsisë.  Maqedonia ka humbur një të katërtën e popullsisë së tij që nga fillimi i viteve 1990. Të dyja vendet shpresojnë se një anëtarësim i shpejtë në Bashkimin Evropian do të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe do të ndryshojë modelin e migracionit. Por bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut janë bllokuar në të kaluarën nga Greqia për shkak të ngecjes prej dekadash të lidhura me emrin. Tani, përparimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka ngecur për shkak të vetos së Bullgarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …