Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka pasur kritika të forta ndaj emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak. Në një diskutim në Bruksel, Gahler i tha Lajçakut se po anon më shumë kah agresori sesa kah viktima. Ai i ka përmendur veprimet destruktive të Serbisë dhe koordinimin e politikës së saj të jashtme me Rusinë, duke theksuar se këto dihen. “Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiqin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do ta pakësonte fluksin e parave në Serbi? A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor? Cilat janë fjalët tuajs dhe të Borrell për qytetarët e Serbisë që protestojnë në numër të madh kundër qeverisë së tyre?”, ka pyetur ai. Eurodeputeti gjerman tha se Kosova “po kërkon ndërmjetës të ndershëm”.
