Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë institucionet e Kosovës në kryerjen e detyrave

Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO t’i përkrahë institucionet e Kosovës në kryerjen e detyrave të veta. Ai ka tërhequr vërejtjen se në Kosovë gjithmonë ekziston rreziku i provokimit nga ana e Serbisë, duke tentuar të lidhin një çështje me një tjetër por Kosova duhet të jetë e matur. “E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi. Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj. Është e rëndësishme që Kosova të investojë në raportet bilaterale me shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që të fokusohen në reforma në vend e të mos provokohen nga veprime që gjithnjë mund të ndodhin” ka theksuar deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …