Eurodeputeti Thijs Reuten: BE-ja duhet të heqë pengesat dhe të njohë Kosovën si partnere të barabartë

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka bërë një thirrje të fuqishme në Parlamentin Evropian, duke kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të ndalë bllokimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe të njohë zyrtarisht shtetësinë e saj. Në fjalimin e tij, Reuten theksoi se Kosova është një partner që ndan vlerat themelore dhe perspektivën gjeopolitike të BE-së, duke shtuar se trajtimi i saj si një vend i dorës së dytë është i papranueshëm. “Kosova është partneri ynë. Ndan vlerat tona dhe ka të njëjtin orientim gjeopolitik. A kështu trajtohet një partner?”, deklaroi eurodeputeti, duke kritikuar qëndrimin e Këshillit. Ai u bëri thirrje institucioneve evropiane të heqin masat kufizuese ndaj Kosovës dhe të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve mes saj dhe të gjitha vendeve anëtare. Reuten propozoi gjithashtu që Komisioni Evropian të fillojë përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës, pavarësisht mungesës së konsensusit në Këshill. Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022. Megjithatë, procesi mbetet i bllokuar për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së saj nga pesë vende anëtare të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj shpreh zhgënjimin ndaj Limajt: “Nuk është respektuar bashkëpunimi kundër Kurtit”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar publikisht me zhgënjim ndaj …