Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha, mirëpriti publikimin e strategjisë së BE-së pavarësisht derës së mbyllur

Evrodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e zonjës, Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë vitit 2021. Në raport, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian dhe shprehin mbështetje e qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE. Eurodeputetët shprehën keqardhjen  për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe përbën një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dështon ta sjellë në gjykatë deputeten Fitore Pacolli, shqyrtohet mundësia e urdhërarrestit

Seanca gjyqësore ndaj deputetes Fitore Pacolli-Dalipi ka dështuar për herë të dytë, pasi policia nuk …