leoni

EVSB në Malishevë, ka realizuar disa projekte në Malishevë

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) në Malishevë, gjatë vitit të kaluar kanë realizuar disa aktivitete, përfshi edhe projekte konkrete në territorin e Komunës së Malishevës, projekte të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe në shoqërinë, dhe që lidhen me krijimin e sigurisë së përgjithshme. Sipas koordinatorit të EVSB në Malishevë, Sejdi Paçarizi, edhe pse të zvogëluar në numër, kanë qenë dhe janë të angazhuar në realizimin e detyrave të tyre në identifikimin dhe raportimin e dukurive të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Bazuar në këtë, EVSB në Malishevë, ka nevojë për rivitalizim dhe mundësisht të ndodhë brenda këtij viti. Sipas Paçarizit, në muajin korrik, është mbajtur një tryezë e rrumbullakët mbi shkaqet e mundshme të zjarreve dhe zjarrvënieve të qëllimshme, rreziqet dhe pasojat ligjore, ndërsa në tetor është mbajtur tryeza tjetër me temën “dhuna në familje”, tryezë e cila është mbajtur në bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe ICITAP-in, si dhe EVSB është aktive në të gjitha aktivitetet dhe takimet e KKSB-së në Malishevë. Po ashtu sipas tij, “EVSB në Malishevë, gjatë vitit 2019, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe UNDP ka realizuar edhe dy projekte konkrete, të cilat lidhen edhe me sigurinë e përgjithshme, përkatësisht janë ndërtuar shkallët emergjente në shkollën e fshatit Astrazup dhe rregullimi i përroskës në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …