F. Klinaku: Ditën e Veteranit sivjet po e shënojmë me shumë goditje dhe akuza të padrejta ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

Faton Klinaku: Ditën e Veteranit sivjet po e shënojmë me shumë goditje dhe akuza të padrejta ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku përmes një postimi ka thënë së 30 dhjetori shënohet si beteja e parë  e familjes Jashari me forcat serbe në vitin 1991, ditë kjo që tani shënohet si “Dita e Veteranit”. Por ai ka theksuar se kësaj radhe kjo ditë shënohet më shumë goditje ndaj luftës çlirimtare më që disa nga bashkëluftëtarët tanë gjenden padrejtësisht në Hagë. “Familjen Jashari e luftuan forcat pushtuese në Kosovë në vitet e 90-ta. Beteja e parë mes tyre dhe forcave ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991, prandaj e shënojmë si “Ditë të Veteranit”. Edhe në këtë 30 dhjetor i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë. Veteranët e luftës, dëshmorët, invalidët dhe heronjtë janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë. Këtë vit po e shënojmë me shumë goditje për luftën tonë, për shkak se bashkëluftëtarët tanë gjenden padrejtësisht në burgun e Hagës. Urime edhe atyre kjo ditë! Urime “Dita e Veteranit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …