Fadil Fazliu sfidon aktakuzën në gjykatën speciale në Hagë

Pas ish-presidentit Hashim Thaçi, edhe Fadil Fazliu ka kontestuar saktësinë e aktakuzës së ngritur nga gjykata speciale në Hagë në lidhje me pengimin e administrimit të drejtësisë në , ku ai akuzohet së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.
Sipas një parashtrimi të dorëzuar më 8 maj 2025 nga avokati i Fazliut, David Young, aktakuza nuk përmban informacion të qartë dhe të detajuar për ngjarjet e pretenduara jashtë qendrës së paraburgimit. Në veçanti, mbrojtja kërkon sqarime për rolin e Fazliut në takimet e 29 qershorit dhe 3 korrikut 2023, ku pretendohet se është përpjekur të ndikojë në dëshminë e një dëshmitari kyç. “Pikat që kanë të bëjnë me këto takime janë qendrore për akuzën për tentim pengimi, dhe mungesa e qartësisë pengon mbrojtjen e z. Fazliu që të përgatitet në mënyrë të kuptimplotë,” thuhet në dokumentin zyrtar. Mbrojtja thekson gjithashtu se aktakuza është e paqartë sa i përket bashkëveprimit të supozuar të grupit të akuzuar, ku përveç Fazliut, përfshihen Thaçi, Smakaj, Kilaj dhe Kuçi. “Nuk ekziston asnjë fakt material që dëshmon për komunikim ose bashkërendim konkret ndërmjet këtyre individëve”, thuhet në parashtrim, duke shtuar se prokuroria nuk duhet të mbështetet në interpretime të gjera pa prova të qarta.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Shteti i Kosovës dhe KEDS-i po zbatojnë standarde të dyfishta dhe në baza etnike për faturat e rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë refuzon padinë kundër ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e dorëzuar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji …