leoni

Fadil Nura

Fadil Nura dha dorëheqje nga pozita e deputetit pas fitores në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të komunës, në Skenderaj

Zyrtari i lartë i PDK-së, Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës pas fitores në zgjedhjet vendore të 17 tetorit për kryetar të  komunës, në Skenderaj. Ai përmes një postimi ka njoftuar se ka  dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Republikës, ku me përgjegjësi kishte qenë i angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës së Skënderajt. “Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ iu  shërbej, me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar, Fadil Nura në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …