Fadil Nura: Investimi në dije investim për të ardhmen

Objekti i ri shkollës “Elena Gjika” në fshatin Makërmal, investim i Komunës së Skenderajt, po lëshon shtat dita-ditës. Ky projekt i rëndësishme për fëmijët e fshatrave Makërmal, Likoc i Ri dhe Polluzhë po ndërtohet me standarde evropiane dhe me dinamikën e paraparë.

Me qëllim të realizimit sa më cilësor të punimeve në këtë projekt po bëhen inspektime të vazhdueshme nga organet kompetente mbikëqyrëse.

Inspektimin e punimeve në këtë objekt e ka bërë edhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu dhe drejtori i Urbanizmit Driton Mulaj.

Nënkryetari Nura ka theksuar me këtë rast se investimi në dije është investim për të ardhmen e vendit. Ai po ashtu është shprehur shumë i kënaqur që Komuna e Skenderajt po ndërton një objekt modern shkollor me buxhetin e saj vetanak.

Objekti i shkollës “Elena Gjika” është projekt që ka filluar të realizohet në pranverë dhe financohet nga Komuna e Skenderajt. Rëndësia e ndërtimit të këtij objekti është e veçantë sepse nxënësit e kësaj shkolle kanë mbajtur mësim në një objekt shumë të vjetër dhe pa kushte elementare për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …