Fadil NUra

Fadil Nura, nga PDK-ja pritet të jetë kandidat për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura pritet të jetë kandidat për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Jo zyrtarisht është bërë me dije se ky vendim ka ardhur pasi Sami Lushtaku është dashur që të tërhiqet nga kandidatura për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar kandidat në zgjedhjet vendore të tetorit të këtij viti, edhe pse PDK-ja ditë më parë ka deklaruar se ndaj Sami Lushtakut nuk ka akuza për ndonjë vepër që bie ndesh me ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …