FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil REXHA: Edhe sikur të isha deputet i VV-së, nuk do ta votoja një Qeveri idiotësh

Pas dështimeve në të gjitha fushat në këto 5-6 vite, pas dështimit të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit, me 26 tetor 2025, dështoi edhe votimi i një qeverie idiotësh. Kjo është përzgjedhja më e keqe, brenda shoqërisë sonë.

Kush janë emrat e propozuar të Qeverisë ,,Kurtit 3” që nuk do t’i kisha votuar, edhe po të isha deputet i Vetëvendosjes:

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca – rrjedh nga një familje kombëtare, që kanë devijuar rrugë dhe kanë përfunduar në moçal. Për çka mbahet mend: gasin lotësjellës në Kuvend dhe si kryekuvendar me batutat në seancat e dështuara të Kuvendit, ku mungonte edhe pozita në miratimin e ligjeve. Legjistratura më destruktive!

Ndërkombëtarët, Gllaukun, nuk do ta lënë të futet në Parlamentin Evropian, se ju gjuan gas lotësjellës në seanca!

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla, nga Nënë Ajshja e Jusufi nuk ka trashëguar asgjë! Me familje të shthurrur, me urrejtje ndaj kauzës kombëtare, me bashkëpunim me Gjykatën e Hagës kundër çlirimtarëve, me naivitet, me arrogancë e servilitet, ishte përzgjedhja më e keqe e shoqërisë sonë!

Ministër i Financave – Hekuran Murati, arrogant, i papërgjegjshëm, hipokrit, i paaftë, i dështuar në menagjim, mashtrues me shifra, e çka tjetër!

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci, mes dy botrave: asaj të kaluarës – idealeve kombëtare dhe të tashmes mashtruese!  Ngadal harron të kaluarën, për t’u futur në llumin e të tashmes. I rrethuar nga mashtrues, nuk don të mbetet pas, prandaj lëshon rrena të mëdhaja, por edhe mashtrohet nga vartësit e tij civil!

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla – rrugaq që në hierarki erdhi me gurë duke gjuajtur policë e institucione. Edhe si institucionalist, është rrugaq, kur shanë policinë, që nuk e kanë informuar për planin e arrestimit të dilerëve të drogës, i dyshimtë edhe vetë.

Ministër i Shëndetësisë  – Arben Vitia – i dështuar për 5 vite. Objekti spitalor i ndërtuar në Ferizaj pret meremetimin, por kjo strukturë ka bllokuar punët, duke lënë stafin mjeksor në kushte shumë të këqia.

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli – pa vizion, pa kulturë, pa aftësi, me arrogancë e rrugaqëri, e përfituar jashtëligjshëm nga Ministria e Bujqësisë, mundësi më e madhe e hajnisë!

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha – të parët e tij tradhtuan Atdheun, Shqipërinë, për t’u rehatuar në ,,mirëqenien jugosllave”, pas 6 muajve mezi u zgjodh Kryetar Kuvendi, e tash edhe një herë për t’iu rikthyer serialeve të pafundshme të Kuvendit, me prononcime kundër luftës së Shenjtë Çlirimtare, me arrogancë, i papërgjegjshëm, i paaftë, me guxim idioti, e çka tjetër.

Qeveria e kaluar (Hashim Thaçi), ndërtoi dy autostrada krahas infrastrukturës tjetër, Albin Kurti nuk arrin ta ndërtojë as një segment, autostrada për te ,,Dheu i Bardhë”, është më keq se para 6 viteve, matrapazët kanë filluar ta vjedhin edhe rërën. Bizneset në Ferizaj, janë dëmtuar nga punët që kanë filluar e që nuk përfundojnë qe 6 vite, në magjistralen Prishtinë – Shkup.

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari – matrapazja e koordinimeve kundër çlirimtarëve, me naivitet si e mençur duke folur serbisht, e papërgjegjshme, mashtruese ordinere, rrugaqe, pa identitet kombëtar e moral.

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli – vazhdon megahajnia me energjinë elektrike, ku më e përfituar është Serbia, më të dëmtuar popullata shqiptare dhe ekonomia vendore.

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq – mezi u zgjodh nënkryetar, e tash edhe një herë për t’iu kthyer serialeve të pafundshme ta zgjedh Kryesinë e  Kuvendit.

Pse dështoi votimi i Qeverisë ,,Kurti 3”?

Misioni i Albin Kurtit (me shumë dosje korruptive në Prokurori), është lufta kundër vlerave kombëtare, institucionale dhe ekonomike! Kosovën don ta demonstrojë si shtet jo funksional, të paqëndrushëm, të paaftë për t’u vetëqeverisur. Ai nuk deshti koalicione. Të gjithë njerëzit e vetëdijshëm e kuptojnë, që ftesa për koalicion nuk ishte serioze, ajo ishte një formalitet për të dështuar, ajo është hi syve për përkrahësit naiv, që e shohin Albinin ,,luan në mes të hienave”, ndërsa në realitet është një dhelpër.

Në fund nuk dështoi ai që donte të dështonte, dështoi e mira jonë e përbashkët për qeverisje demokratike, mirëqenie, zhvillim,…!

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: MARRËZIA POLITIKE NGRITUR NË SISTEM: KOSOVA NË QORRSOKAKUN E VETVETES

“Kur politika humb arsyen, askush nuk kujton shtetin.” Ky është përshkrimi më i shkurtër i …