FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil REXHA: GËZUAR FITORJA BINDËSE E FATKEQËSISË SONË

Pas 6 vite qeverisje, me mashtrime dhe dështime, fitoi politika e rrugës, e mashtrimeve dhe dështimeve, në të gjitha fushat, me të gjitha premtimet:

– Kosova në terr

– varfërimi kolektiv – 80 mijë punëtorë të administratës shtetërore, civilë e të uniformuar, jetojnë në varfëri

– infrastrukturë gjatë 6 viteve e shkatërruar:

– rrugë magjistrale me gropa,

– autostrada të dëmtuara

– projekte rrugore të ngecura në vend

– rrjete elektrike, ujësjellës, kanalizime të ngecura

– mungesë investimesh

– eksportim i pasurisë në Serbi, përmes energjisë dhe importeve tjera

– sabotim i zhvillimit, largoi projektet e mëdha amerikane, për Termocentralin Kosova C dhe gazësjellësit, e tash të varur nga pasardhësit e Rankoviqit

– përçarje ndërshqiptare

– rritje e korrupcionit

– koalicione të hapura e të fshehta me Mickovskin, e ku ta di me kënd, në dëm të interesave kombëtare…!

E një mijë të këqia tjera!

Vendet e zhvilluara Perëndimore: Angli, Gjermani, Poloni, Francë, Zvicërr,…, përgatiten intenzivisht për vitin 2029, për një luftë të mundshme, rritje e shpenzimeve ushtarake në 5% të brutoprodhimit, në përgatitjen e spitaleve, në aktivizimin e mirëmbajtjen e strehimoreve, e tjera investime të mëdha.

Ku do të jemi ne? Do të vajtojmë. E mundur:

  • Me një strukturë, që ka vepruar dhe do të vepron në të gjitha fushat kundër luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëvepron me Prokurorinë Serbe, në Gjykatën ndërkombëtare dhe në njollosjen përmes propagandave, në takime zyrtare me diplomatë të huaj, apo në rrjetet sociale
  • me një kryeministër dështak në të gjitha fushat, me plotë urrejtje ndaj vlerave kombëtare e institucionale?
  • me një Dimal Bashë apo Agim Bahtir president Kosove, të paditur e mbrapshtë të orientuar?
  • me një Rozetë, që hetohet për vjedhjen e rezervave ushqimore shtetërore?
  • me ushtri dhe polici të leckosur, të demobilizuar nga varfëria?
  • me një Albulenë kryeparlamentare, që heronjëve ju thotë kriminel?
  • me një Donikë ministre të jashtme e paditur, që vepron kundër interesave kombëtare, që ka shkatërruar diplomacinë kosovare?
  • me një administrate, që udhëheqet me ushtruesë detyre, caktimi në detyra i njerërve të pa merituar dhe të kontestuar nga ligji?

Kush është i fituar që ta uroj?

Është FATKEQËSIA KOMBËTARE! Urime Vendi im fatkeqësia!

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Çfarë absurditeti!

Kryeministri në detyrë, z. Kurti me pompozitet, ka njoftuar opinionin për fillimin e procesit për …