leoni

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: JO NË EMRIN TIM, DËNIMI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

E imponuar nga jashtë, Kuvendi I Kosovës formoi Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë! Liderët tanë nuk ju friguan drejtësisë. Të vetëdijshëm për pastërtinë e veprimtarisë së tyre kombëtare kolosale, e pranuan këtë imponim nga miqtë tanë. Gjykata e Hagës dënimet i jep në emër të popullit të Kosovës! A është e Kosovës? A i dënon populli heronjtë e tij? Me seli jashtë Kosovës, jashtë ndikimit të institucioneve të Kosovës, me përbërjen e gjykatësve, prokurorëve, avokatëve dhe stafit administrativ të huaj, nuk është Gjykatë e Kosovës! Nuk është Gjykatë e Kosovës as në gjykimin e lëndëve! Gjykata e Kosovës, as drejtësia ndërkombëtare nuk i viktimizon milicët dhe pushtetin kriminal të Serbisë dhe të dënon heronjtë tanë: Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Mujë Krasniqin, Hashim Thaçin, Ramush e Nasim Haradinajn, Pjetër Shalën, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Kadri Veselin,… Gjyqësia e mirëfilltë nuk i dreson dëshmitarët, e ata konfuz pastaj nuk dine se çka flasin. Drejtësia e mirëfilltë nuk i maskon dëshmitarët, nuk ua deformon zërin. Gjykata e Kosovës shqipduhet t’i gjykon njerëzit e saj!  Me 400 masakra, me 13 mijë viktima, djegie, shkatërrime, dhunime, tortura, zhvendosje, Gjykata e Hagës nuk i ndjek kriminelët në Serbi, por heronjtë tanë! Ne jetojmë në liri, ndërtojmë, pasurohemi, zhvillohemi, falë luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj nuk gjykohet ajo që të sjell të mirat! Gjykata e Hagës jo në emrin tim t’i dënon heronjtë tanë! Populli i Kosovës të ngritet në këmbë për të kundërshtuar atë! Populli dënon tradhtinë e tradhtarët, jo heronjtë e çlirimtarët! Populli, me respekt, përkulet para heronjëve!

Jo në emrin tim!

Respekt Heronjëve!

Liri Çlirimtarëve!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Sylë Ukshini – Përdorimi i dokumentacionit nga regjimi serb nga Gjykata Speciale: Një devijim nga parimet e drejtësisë ndërkombëtare

Përdorimi i dokumentacionit nga regjimi serb nga Gjykata Speciale: Një devijim nga parimet e drejtësisë …