Fadil Shyti

FADIL SHYTI: NDAL REHABILITIMIT TË ARMIQVE DHE TË TRADHTARËVE TË VENDIT!…

… Dhe, sot horret dhe horrat dhe politikë neofashisto-naziste dhe neofashisto-nazistë, në trojet tona, gjatë historisë të përgjakura e të përflakura, Xhafer Devën e të tjerë bashkëpunëtorë të fashistëve Itali-gjermanë, i quajnë atdhetarë, për më keq, atyre u bëjnë nderime me emra të Shtëpive të Kulturës, siç është ajo  “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë?!!

-Kërkohet prej tyre, që qeveritë tona të ndajnë fonde, për rindërtimin e shtëpitë e tyre, si ajo e kuislingut dhe bashkëpunëtorit të komandantit të çetniku,  Drazha Mihajloviqit, Kosta Pecanacit, të urryerit të popullit liridashës, Xhafer Devës.

Pse të emërohet rruga e tradhtarit, “Mustafa Kruja” në Prishtinë,

a nuk ju vjen turp prej 104 shqiptarëve të internuar e të vrarë në kampin famëkeq të Prishtinës gjatë LANÇ-re, pikërisht nga xhelatët fashistë që e kishin dhe bekimin e këtij xhelati të popullit, ka dhe emërtime të tjera si këto prapësira kujtimesh të hidhura të figurave politike që kanë rënë dhe kurdoherë bien ndesh me idealet çlirimtare në epoka të ndryshme historike kudo.

-Pastaj, sa të papërgjegjshëm që janë: popullin e bezdisin me fotografi të tyre të varura rrugëve në ndërtesat publike, pa pikë fytyre as përgjegjësie ca “historianë të famshëm” me damkë të njohur si servilë ndaj regjimeve pushtuese në Kosovë, flasin  në RTV dhe shkarravisin “memoare” në gazeta të verdha, kur i  quajnë heronj, gjakpirësit dhe hajdutët, që bashkë me pushtuesit shkaktuan dhunë dhe tragjedi mbi popullin tonë, i bënë tmerret dhe gjëmat atdheut!

-Këtyre sojnikeve dhe sojnikëve të liq, demonë-kratë, shteti shqiptar, qeveritë tona në Tiranë dhe në Prishtinë, duhet t’jua ndalin turret!…

Këta neofashistë/e që, “në emër të mendimit të lirë demokratik”, përditë e më thellë po bien në humnera të errësirave të tilla të turpshme.

-Sa më parë duhet ndaluar, për t’i shpëtuar, madje nëse duam që të shpëtojmë të sotmen dhe ardhmërinë tonë kombëtare dhe shtetërore.

-Znj dhe ztr, duhet të dalin para drejtësisë! Neofashistëve pinjollëve të kolaboracionistëve gjakprishurve të tërbuar duhet treguar vendin, “Te thana”!…

Turpi ju qoftë!

Mos harroni:

Kudo në vendet demokratike perëndimore dhe lindore, që prej përfundimit të LANÇ-re, të popujve në Europë dhe gjetkë, ishin dhe janë të ndaluara përkujtimet e figurave të poshtra tradhtare, të bashkëpunëtorëve të pushtuesve  fashistë!

Vallë, pse në Shqipërinë Etnike, bëhen këto lëshime (kompromise) me të pabesat dhe të pabesët e popullit dhe atdheut!

NDAL!

Jo, rehabilitimit të armiqve dhe tradhtarëve të vendit!

-Fatkeqësisht, e tej, tej tragjikisht, toleranca e llojit, po i kalon shekujt:

Kinse, “në emër të lirisë fetare”, pse po lejohen gjer në ditët tona, po rehabilitohet dhe famëkeqi Sulltan Murati, pushtuesi  gjakatar osmanllinj?!

Pse po rehabilitohen dhe servilët, zvarranikët e pushtuesve të të gjitha gjuhëve, ideve, krahinave, feve, dhe ngjyrave?!!!

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

3 Shkurt, 2024

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …