Familjet e personave të zhdukur në komunën e Deçanit do të jenë përfitues të pakove ushqimore

Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit mbajti takimin e radhës. Takimin e udhëhoqi i pari i komunës Bashkim Ramosaj. Në këtë takim të mbajtur, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Kryqi i kuq në Deçan, u propozua që ndihmat të cilat do të vijnë nga Kryqi kuq i Kosovës, i cili ka përfituar nga marrëveshja me “Ligen Botërore Myslimane” për përkrahje me pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë më COVID -19, do të përkrahen të gjitha familjet që kanë familjarë të zhdukur në komunën e Deçanit. Me këtë propozim u pajtuan edhe anëtarët tjerë të Shtabit Emergjent, që kjo kategori ti ketë privilegjet e veta, e cila meriton edhe më shumë, por këto janë mundësitë e momentit nga situata e krijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …