Bashkim Ramosaj

Kryetari Ramosaj me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman. Muaji i shenjtë i Ramazanit, sjell me vete edhe përkushtimin e solidarizimin tek të gjithë njerëzit, duke fuqizuar vlerat në të gjithë komunitetin mysliman dhe më gjerë. “Muaji i bekuar i Ramazanit, sjell me vete fisnikërimin e shpirtit me agjërim dhe adhurim të Zoti. Për dallim nga vitet tjera, ky muaj ka edhe sakrificat e veta në gjithë globin, për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19. Shumë rite të besimit, janë ndaluar e fatkeqësisht edhe gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit do të ndalohen, me shpresën që të tejkalojmë sa me shpejtë. Uroj të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit, muajin e bekuar të Ramazanit dhe lus që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në largimin e këtij virusi. Besimi ndaj Zotit e Islamit, nuk është i domosdoshëm me falje e vizita në Xhamia e familje gjatë kësaj kohe, atë mund të bëni edhe nga shtëpitë e juaja. Uroj që së bashku të ja dalim.

Agjërim të lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …