Farage: Projekti i Bashkimit Evropian po vdes, t’iu ndihmojmë vendeve të dalin sa më parë

Lideri i Partisë për pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar, Nidgal Farage, është shprehur se projekti i Bashkimit Evropian po vdes. Ai në Strasbourg, pas mbledhjes së Parlamentit Evropian, ka thënë se do t’iu ndihmojë vendeve të tjera që të dalin nga Bashkimi Evropian, sapo ta përfundojë mandatin e tij si lider i UKIP. Kemi hapur dyert për përfundimin e Unionit politik Evropian. Besoj se rezultati i referendumit në Britani do të japë shpresë edhe për lëvizjet e ngjashme në Bashkimin Evropian. Asgjë më nuk do të jetë e ngjashme e në muajt e ardhshëm pres krizë të re në eurozonë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …