“FardiFest”, një festival interaktiv me plot aktivitete për të gjithë mbahet nw Gradish me 6 dhe 7 gusht

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka postuar në profilin e tij në facebook një video-adresim ku fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në aktivitetet për nder të muajit të mërgimtarëve “FardiFest”, një festival interaktiv me plot aktivitete për të gjithë.

“FardiFest” mbahet më 6 dhe 7 gusht 2025, duke filluar nga ora 18:30, te kompleksi përkujtimor i Dëshmorëve të Kombit në Gradish (Xërxë).

Dy net plot emocion, përjetim dhe argëtim me aktivitete, si:

Muzeu i luftës;

Aktivitet me policinë e Kosovës;

Vizatime me motive tradicionale;

Lojëra tradicionale;

Ushqime tradicionale;

Turne i vogël basketbolli dhe Koncert kulturor-artistik.

Mirë ardhshi thuhet në fund të këtij video adresimi të kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kliko në linkun e mëposhtëm për të pare videon e kryetarit Smajl Latifi.

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/1283877796445474

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi i Dhjetë Buxhetor me punonjësit e Shërbimeve Publike dhe atyre Shëndetësor

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga komuna e Rahovecit të premtën vazhdoi me punëtorët e shërbimeve …