Fatmir Graiqevci

Fatmir Graiçevci: Të qoftë i lehtë dheu i atdheut për mirëqenien e të cilit u angazhove me përkushtim e vetëmohim të pashoq, përgjatë gjithë jetës!

Lamtumirë, mësuesi im më i mirë, njeriu i shembullor, Ahmet Qeriqi!
Ishe dhe do të vazhdosh të mbetesh udhërrëfyesi im se si duhet luftuar dhe angazhuar për mirëqenien e kombit e vatanit, pa pritur e as marr asgjë për kompensim, jetëshkruesi më i mirë i biografive të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, përgjatë gjithë historisë, luftëtari i paepur për çlirim e bashkim kombëtar dhe bërjen dhe lartësimin e Shqipërisë etnike, ashtu sikur e deshën bijat dhe bijtë më të mirë të saj!!!
Shumë do të doja të kishim edhe një tjetër si ty, që tërë jetën me krejt qenien ia kushtove jetësimit të vlerave më të larta të kombit e njerëzimit duke mos kursyer as shëndetin, e as ditët e orët e tua të fundit! Ishe fjalë pak por bëje vepra kolosale. Madhështia e njerëzve të mëdhenj, fatkeqësisht kuptohet vetëm kur e shohim boshllëkun që lënë pas, boshllëk që nuk zvogëlohet me asgjë!
Pusho në paqe në Krojmirin e Drenicës, në krahinën e Shqipërisë të quajtur Kosovë, heroi im, mësuesi im më i mirë! Pusho në Ditën e Mësuesit dhe Natën e Zjarreve që ndriçojnë Prekazin heroik, aty ku pushojnë trupat që lindën epokën – Shaban, Hamëz e Adem Jashari dhe dhjetëra bashkëluftëtar të tyre të tjerë, jetën e të cilëve e afirmove si askush tjetër.
Bacë, nga sot, më nuk do të kemi fizikisht në mesin tonë, e as në Radion Kosova e Lirë dhe Televizionin Dielli, që i linde e i rrite por përherë do të jesh në zemrën dhe mendjen time ku do të të kem përherë udhërrëfyes të jetës sime!
Ishe dhe do të vazhdon të mbetesh njeriu që meriton dashuri, përkujdesje dhe vlerësim maksimal, pa masë, pafundësisht!
Të qoftë i lehtë dheu i atdheut për mirëqenien e të cilit u angazhove me përkushtim e vetëmohim të pashoq, përgjatë gjithë jetës!

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …