Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, thotë se Beogradi zyrtar po përdor forma të ndryshme për të defunksionalizuar shtetin e Kosovës. Humolli sugjeroi se Serbia mund të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i akuzuar për terrorizëm në sulmin e Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, në këmbim të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili të shërbente si një mjet për Serbinë për të minuar funksionalitetin e Kosovës. Ai shprehu shqetësim se në vend të diskutimeve për dëmet që ka shkaktuar shteti serb, diskutimet aktuale përqendrohen te Radoiçiqi, duke harruar krimet e shumta që ka kryer Serbia në Kosovë, tha Humolli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
