leoni

Fatmir Limaj: Artikulli i Dimal Bashës poshtëron Kosovën dhe fyen dëshmorët e lirisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të një artikulli të kryeparlamentarit Dimal Basha, në të cilin ngrihen pretendime për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Limaj tha se një punim i tillë, i prezantuar si studim shkencor, në të vërtetë poshtëron vendin dhe përbën fyerje për gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Ai theksoi se artikulli i Bashës përputhet me gjuhën dhe narrativat e dikurshme të organeve ndjekëse dhe propagandës serbe kundër UÇK-së. Sipas Limajt, ky punim nuk prek vetëm figurën e luftëtarëve të lirisë, por edhe dinjitetin e familjeve të dëshmorëve dhe mijëra shqiptarëve që dhanë gjithçka për pavarësinë e vendit. Ai e cilësoi të papranueshme që një figurë institucionale si kryetari i Kuvendit të jetë autor i një shkrimi që, siç tha, “cënon vlerat më të shenjta të kombit”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi kritikon Kurtin dhe Vetëvendosjen për qëndrimet ndaj UÇK-së dhe kryekuvendarit të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka sulmuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe …